PËRKTHYES ZYRTARË PËRKTHYES PROFESIONISTË MËSUES NË GJUHËN MËMË STUDIO FORENIX është një shoqëri e përbërë nga:
që ushtron aktivitetin e vet prej vitesh në Padova në lidhje me kurset e gjuhëve të huaja dhe në gjithë territorin kombëtar dhe ndërkombëtar për përkthimet me gojë dhe me shkrim. PËRKTHYESIT ME SHKRIM Përkthyesit me shkrim të STUDIOS FORENIX janë Përkthyes Zyrtarë të njohur, zotërues të diplomave dhe specializimeve, me nje eksperiencë të gjerë në fushën e përkthimeve me shkrim, të regjistruar në Regjistrat apo Listat përkatëse të Përkthyesve Zyrtarë:
Përkthyesit me shkrim të STUDIOS FORENIX janë të përgatitur si nga ana kulturore ashtu edhe profesionalisht për cdo aktivitet në fushat:
Për çdo detyrë përkthimi STUDIO FORENIX vlerëson dhe përzgjedh një përkthyes nga grupi i vet, të cilit i beson punën. Përkthimet bëhen nga përkthyes të gjuhës mëmë (për gjuhën e origjinalit) me përvojë shumëvjecare në sektor dhe që zotërojnë përgatitjen dhe formimin e duhur që garanton cilësi të padiskutueshme të punës së kryer.
PËRKTHYES ME GOJË Përkthyesit me gojë të STUDIOS FORENIX janë të specializuar në Përkthime me gojë për cdo lloj situate:
Përkthimi në Konferenca si ai Simultan edhe Konsekutiv i besohet profesionistëve të STUDIO FORENIX të cilët përveç studimeve te kryera në fushën e Përkthimeve Simultane dhe Përkthimeve Konsekutive (diploma, master, stage) kanë një eksperiencë të gjerë të provuar ndër vite. Për vite me rradhë kemi ofruar shërbimet tona të specializuara në Përkthimin në Konferenca për:
Aktiviteti ynë në sektorin e Përkthimeve në Konferenca ka qenë dhe do të mbetët një instrument themelor për dialogun mes realiteteve të ndryshme, duke përfaqësuar kështu një burim të paçmuar vlerash për kulturën, shkencën, ekonominë dhe gjithë sferat e tjera intelektuale të njerëzimit. Përvec përkthimit konsekutiv dhe simultan, STUDIO FORENIX ka një ekperiencë të gjerë në fushën e Përkthimit në Negociata. Shërbimet tona të përkthimit me gojë dhe me shkrim janë thelbësore në takimet e punës mes sipërmarrësve italianë dhe klientëve/partnerëve/furnizuesve të huaj. STUDIO FORENIX ka ofruar shërbimet e veta në shumë takime B2B Ndërkombëtare në të gjithë territorin e vendit duke vënë kështu në shërbim qindra përkthyes të negociatave në gjuhën mëmë.
MËSUES TË GJUHËVE TË HUAJA Fusha e tretë e madhe e aktivitetit të STUDIO FORENIX, por jo më pak e rëndësishmja, është ajo e mësimdhënies së gjuhëve të huaja. Në qëndrën e vet në Padova zhvillohen:
Për këto gjuhë dhe për gjuhë të papërmendura më sipër mësues të gjuhës mëmë të STUDIO FORENIX mund të zhvillojnë kurse individuale dhe kurse për ndërmarrje. Përkthyesit me shkrim, Përkthyesit me gojë dhe Mësuesit e Gjuhëve të STUDIOS FORENIX janë të përgatitur të drejtojnë dhe të koordinojnë aktivitete në vazhdimësi, herë pas herë apo sa herë që thirren, në favor të Enteve Publike, të Administratës Publike, ndërmarrjeve private të përmave të vogla të mesmë dhe të mëdha (duke nisur nga ndërmarrjet lokale deri te bashkimet e mëdha të ndërmarrjeve në nivel kombëtar dhe/ose botëror) dhe të personave fizikë. Ju ftojmë të kontaktoni qëndrën tonë operative në Padova, pranë të cilës na gjeni gjatë ditëve të punës me orar të pandërprerë nga ora 09.30 dei në orën 19.00. Punonjësit tanë do t’ju përgjigjen menjëherë duke menaxhuar në mënyrë kompetente dhe në një kohë të shkurtër cdo kërkesë tuajen përmes:
Për cdo paqartësi, kërkesë informacioni apo preventiv mos hezitoni të na |