Joom!Fish config error: Default language is inactive!
 
Please check configuration, try to use first active language


Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home2/octav/public_html/studioforenix/plugins/system/jfrouter.php:302) in /home2/octav/public_html/studioforenix/plugins/system/jfrouter.php on line 317

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home2/octav/public_html/studioforenix/plugins/system/jfrouter.php:302) in /home2/octav/public_html/studioforenix/plugins/system/jfrouter.php on line 318

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home2/octav/public_html/studioforenix/plugins/system/jfrouter.php:302) in /home2/octav/public_html/studioforenix/plugins/system/jfrouter.php on line 319
Presentazione albanese
image1 image2 image3 image4 image5 image6 image7 image8

Social Networking

twitter-corsi-di-lingua-padova-traduzioni-interpretariato

agenzia traduzioni padova corsi di lingue studio-forenix-traduzioni-padova-corsi-di-lingue-google-plus

Termini e condizioni

PËRKTHYES ZYRTARË

PËRKTHYES PROFESIONISTË

MËSUES NË GJUHËN MËMË

STUDIO FORENIX është një shoqëri e përbërë nga:

  • Përkthyes me shkrim
  • Përkthyes me gojë
  • Mësues të Gjuhëve të Huaja

që ushtron aktivitetin e vet prej vitesh në Padova në lidhje me kurset e gjuhëve të huaja dhe në gjithë territorin kombëtar dhe ndërkombëtar për përkthimet me gojë dhe me shkrim.

PËRKTHYESIT ME SHKRIM

Përkthyesit me shkrim STUDIOS FORENIX janë Përkthyes Zyrtarë të njohur, zotërues të diplomave dhe specializimeve, me nje eksperiencë të gjerë në fushën e përkthimeve me shkrim, të regjistruar në Regjistrat apo Listat përkatëse të Përkthyesve Zyrtarë:

  • Regjistri i Përkthyesve Zyrtarë me shkrin e me gojë pranë Gjykatës (Seksioni Civil dhe Penal)
  • Regjistri i Përkthyesve me shkrim të Dhomës se Tregëtisë.
  • Regjistri i Përkthyesve me shkrim, Ekspertë  të Eurosportelit të Venecias
  • Regjistri i personave që sigurojnë Shërbime Përkthimi me shkrim dhe me gojë të Universitetit të Studimeve të Padovas, etj.

Përkthyesit me shkrim STUDIOS FORENIX janë të përgatitur si nga ana kulturore ashtu edhe profesionalisht për cdo aktivitet në fushat:

Për çdo detyrë përkthimi STUDIO FORENIX vlerëson dhe përzgjedh një përkthyes nga grupi i vet, të cilit i beson punën. Përkthimet bëhen nga përkthyes të gjuhës mëmë (për gjuhën e origjinalit) me përvojë shumëvjecare në sektor dhe që zotërojnë përgatitjen dhe formimin e duhur që garanton cilësi të padiskutueshme të punës së kryer.

PËRKTHYES ME GOJË

Përkthyesit me gojë të STUDIOS FORENIX janë të specializuar në Përkthime me gojë për cdo lloj situate:

  • Panaire
  • Kuvende
  • Konferenca
  • Takime biznesi
  • Aktivitete për Internazionalizimin
  • Seminare
  • Festivale
  • Mbledhje

Përkthimi në Konferenca si ai Simultan edhe Konsekutiv i besohet profesionistëve të STUDIO FORENIX të cilët përveç studimeve te kryera në fushën e Përkthimeve Simultane dhe Përkthimeve Konsekutive (diploma, master, stage) kanë një eksperiencë të gjerë të provuar ndër vite. Për vite me rradhë kemi ofruar shërbimet tona të specializuara në Përkthimin në Konferenca për:

  • Universitete
  • Shoqata Kulturore
  • Ente Publike
  • Ndërmarrje të kalibrit ndërkombëtar
  • Ndërmarje të Përbashkëta
  • Shoqëri

Aktiviteti ynë në sektorin e Përkthimeve në Konferenca ka qenë dhe do të mbetët një instrument themelor për dialogun mes realiteteve të ndryshme, duke përfaqësuar kështu një burim të paçmuar vlerash për kulturën, shkencën, ekonominë dhe gjithë sferat e tjera intelektuale të njerëzimit.

Përvec përkthimit konsekutiv dhe simultanSTUDIO FORENIX ka një ekperiencë të gjerë në fushën e PërkthimitNegociata. Shërbimet tona të përkthimit me gojë dhe me shkrim janë thelbësore në takimet e punës mes sipërmarrësve italianë dhe klientëve/partnerëve/furnizuesve të huaj. STUDIO FORENIX ka ofruar shërbimet e veta në shumë takime B2B Ndërkombëtare në të gjithë territorin e vendit duke vënë kështu në shërbim qindra përkthyes të negociatave në gjuhën mëmë.

MËSUES TË GJUHËVE TË HUAJA

Fusha e tretë e madhe e aktivitetit të STUDIO FORENIX, por jo më pak e rëndësishmja, është ajo e mësimdhënies së gjuhëve të huaja. Në qëndrën e vet në Padova zhvillohen:

  • kurse kolektive të gjuhës Angleze
  • kurse kolektive të gjuhës Franceze
  • kurse kolektive të gjuhës Gjermane
  • kurse kolektive të gjuhës Arabe
  • kurse kolektive të gjuhës Kineze
  • kurse kolektive të gjuhës Ruse
  • kurse kolektive të gjuhës Spanjolle
  • kurse kolektive të gjuhës Vietnameze

Për këto gjuhë dhe për gjuhë të papërmendura më sipër mësues të gjuhës mëmë të STUDIO FORENIX mund të zhvillojnë kurse individuale dhe kurse për ndërmarrje.

Përkthyesit me shkrim, Përkthyesit me gojë dhe Mësuesit e Gjuhëve STUDIOS FORENIX janë të përgatitur të drejtojnë dhe të koordinojnë aktivitete në vazhdimësi, herë pas herë apo sa herë që thirren, në favor të Enteve Publike, të Administratës Publike, ndërmarrjeve private të përmave të vogla të mesmë dhe të mëdha (duke nisur nga ndërmarrjet lokale deri te bashkimet e mëdha të ndërmarrjeve në nivel kombëtar dhe/ose botëror) dhe të personave fizikë.

Ju ftojmë të kontaktoni qëndrën tonë operative në Padova, pranë të cilës na gjeni gjatë ditëve të punës me orar të pandërprerë nga ora 09.30 dei në orën 19.00. Punonjësit tanë do t’ju përgjigjen menjëherë duke menaxhuar në mënyrë kompetente dhe në një kohë të shkurtër cdo kërkesë tuajen përmes:

  • telefonit në numrin (+39) 049.616268
  • e-mail   •This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it•
  • celulari: (+39) 327.0870685
  • fax: (+39) 049.616268

Për cdo paqartësi, kërkesë informacioni apo preventiv mos hezitoni të na

KONTAKTONI